PRIMA SHPK

Prima

Fabrika prima

Historiku

Shoqëria anonime BLOJA Co është themeluar në Tiranë në gushtin e vitit 1995.

Objekti i veprimtarisë së saj është bluarja dhe përpunimi i grurit të butë dhe të fortë. Pjesë e vemprimtarisë tonë është kompania Prima veprimtaria e së cilës është prodhimi i makaronave të gjata, makaronave të shkurtra dhe Nidi.
Kapitali fillestare i shoqërisë ka qënë tërësisht vendas. Në vitin 1996 fillon rikonstruksioni për rritjen e aftësisë depozituese me dy silos metalik me kapacitet 4000 ton.

Bodybuilding Workout Schedule : Natural Breast Enhancement | Natural Breast Augmentation 6 masteron side effects teenage bodybuilding workout routines – teen toned bodies

Me rritjen e kërkesave të tregut në drejtim të cilësisë dhe sasisë lindi nevoja për përmirsimin e mëtejshëm të teknologjisë së prodhimit dhe rritjes së aftësisë depozituese të grurit.Në vitin 2000 u çmontua plotësisht linja ekzistuese turke dhe u montuan dy linja italiane të reja  me qënder në Padova, me aftësi bluarëse rreth 400 ton grurë në ditë. U ndërtuan gjithashtu 5 silosë të rinj metalike nga firma italiane “FRAME” duke rritur kapacitetin total në 12,000 ton. Ambalazhimi i produkteve dhe nënprodukteve u mekanizua dhe automatizua nga firma italiane “PAGLIERANI”, “IMECO”  me nje kapacitet deri në 80 ton në orë. I gjithë procesi i shkarkimit dhe depozitimit të grurit, prodhimi, ambalazhimi e transportimi i produkteve dhe nënprodukteve është tërësisht i automatizuar dhe kompjuterizuar. Investimet e bëra arritën vlerën 12.096.580 dollarë. Veprimtaria e shoqërisë u zhvillua akoma më tepër me instalimin e një linje të re për grurin fortë me një kapacitet bluarës rreth 100 ton në 24 orë, duke bërë të mundur rritjen e përpunimit të grurit total në 500 ton në 24 orë.
Në vitin 2005 u mundësua krijimi i kompanisë Prima e cila në përbërjen e saj ka tre linja prodhimi të makaronave:
– Linja e prodhimit të makaronave të gjata me kapacitet 1300 kg/orë
– Linja e prodhimit të makaronave të shkurtra me kapacitet 800 kg/orë
– Linja e prodhimit të makaronave Nidi me kapacitet 300 kg/orë

Teknologjia e zbatuar  në këto linja është e nivelit më të lartë ekzistues dhe e importuar nga firma italjane e mirënjohur PAVAN. Investimet e kryera në fabrikën e makaronave kapin vlerën rreth 9 milion dollarë.
Produktet kryesore te Bloja Co jane miellrat tip:  “00”, “0”, “1”, “2”, “Integral” dhe “Semola” sic janë miellra të ndryshëm për bukë, pica, byrekë, ëmbëlsira etj. Prima sh.p.k. ka si produkte të gjitha llojet e makaronave të shkurtra, të gjata dhe nidi.
Grupi ynë është realiteti i parë në Shqipëri dhe ndër më të  medhejntë në Ballkan, falë investimeve të bëra në modernizimin e vazhdueshëm të teknologjisë dhe menaxhimit.

Adi – Fuad Haxhiymeri

Qe nga dita e pare misioni yne mbetet i njejte: “Te sjellim cdo dite tek klientet tane prodhime me nje cilesi maksimale”

“Quality is never an accident; it is always the result of intelligent effort.”

Agron Haxhiymeri

Per te arritur suksesin gjithmone jemi fokusuar te investojme ne infrastrukture dhe ne nje staf te kualifikuar.

“A Satisfied customer is the best business strategy of all”

Stafi Prima & Bloja

Suksesi i kompanise “Prima” i dedikohet punes se palodhur dhe profesionale te nje stafi i cili prej 25 viteve ka punuar me pasion dhe perkushtim si diten e pare per te garantuar cdo dite produkte ekselente brenda dhe jashte Shqiperise.